Përditësimi i dytë për 2020 i Windows 10-ës pranë debutimit

Shkencë & Teknologji

Përditësimi i dytë për 2020 i Windows 10-ës pranë debutimit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:04
Windows

Edge do të bëhet pjesë integrale e sistemit operativ dhe thuajse i pamundur për tu ç’instaluar. Përtej këtij ndryshimi menuja Start do të ketë një ndërfaqe më të pastër.

Ndërsa nuk kemi një datë debutimi për përditësimin e Tetorit të Windows 10-ës me emrin e koduar 20H2, ky version është më pranë sesa kemi menduar.

Përditësimi sjell disa shtesa të reja përfshirë një debutim madhor të shfletuesit të ri Edge.

Përmes blogut Windows Insider, Microsoft tha se përditësimin Windows 10 20H2 është në Kanalin Release Preview. Edhe pse ky kanal nuk është dega kryesore e Windows 10, konsiderohet si ndalesa e fundit përpara se përditësimi të bëhet i disponueshëm për të gjithë.

Në fakt përditësimi është kaq pranë, saqë Microsoft zyrtarisht e quan “Përditësimi i Tetorit 2020.” Nëse dëshironi ta provoni që tani përditësimin, mund të bashkoheni në kalain Windows Insider. Dhe meqë është në kanalin Release Preview, nuk keni pse të shqetësoheni për probleme madhore në sistem.

Çfarë përfshin Windows 10 20H2?

Edhe pse nuk është një përditësim i madh, ka disa shtesa të reja. Ndryshimi më i madh është shfletuesi Edge që ka për tu bërë i vështirë për tu ç’instaluar. Kjo sepse Microsoft po lançon versionin Chromium të shfletuesit me përditësimin në fjalë.

Edge do të bëhet pjesë integrale e sistemit operativ dhe thuajse i pamundur për tu ç’instaluar. Përtej këtij ndryshimi menuja Start do të ketë një ndërfaqe më të pastër.

Ka pasur ankesa me implementimin e detyrueshëm për Edge të ri. Por nga testimet e realizuar deri sot, versioni Chromium fiton mbi versionin e vjetër pa asnjë mëdyshje dhe me një diferencë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat