Microsoft lançon pamjen e re të dyqanit për Xbox

Shkencë & Teknologji

Microsoft lançon pamjen e re të dyqanit për Xbox

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:03
Microsoft

Me vetëm 24 orë nga momenti kur Microsoft do të pranojë porositë e para të Xbox Series X dhe Series X, dyqani i ridizajnuar Microsoft Store në Xbox u bë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Produkti për të cilin kompania thotë se është prej disa vitesh në zhvillim, sjell disa përmirësime të dukshme në eksperiencën e blerjes për Xbox.

Një prej tyre është padyshim shpejtësia dhe Microsoft thotë se pamja e re hapet nën 2 sekonda. Kompania ka përmirësuar edhe pamjen e parë të dyqanit duke e bërë të lehtë për ju të mësoni se çfarë lojërash po luajnë miqtë.

Në përgjithësi navigimi është përmirësuar. Filtra të rinj kërkimi janë aplikuar me një Listë Pëlqimesh të rimodeluar dhe shportë riorganizon më mirë blerjet.

Gjithashtu dizajni i ri sjell në vëmendje vlerësimet e përmbajtjeve duke nxjerrë ato më të mira.

Debutimi i pamjes së re të Xbox Store erdhi pak orë pasi Microsoft lajmëroi blerjen e ZeniMax Media, krijuesit të lojërave si Fallout dhe Skyrim për 7.5 miliardë dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat