Facebook dhe Instagram rrezikojnë mbylljen në Evropë

Shkencë & Teknologji

Facebook dhe Instagram rrezikojnë mbylljen në Evropë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 22:43
Facebook

Facebook thotë se mund të ndalojë operimin e aplikacionit Facebook dhe Instagam në Evropë falë rregullave të reja të privatësisë të cilat ndikojnë mënyrën sesi rrjeti social transferon të dhënat mes BE-së dhe SHBA.

Kompania dërgoi një padi në gjykatën e larët Irlandeze më 10 Shtator . facebook sfidoi urdhrit e autoritetet Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave të Konsumatorit që kërcënon Facebook me bllokimin e transferimit të të dhënave të qytetarëve Evropianë në SHBA.

Në rast se rrjeti socialt i ndalohet transferimi i të dhënave në SHBA, atëherë kompania thotë se është e detyruar të ndalojë ofrimin e shërbimeve të Facebook dhe Instagram në Evropë.

Facebook numëron 410 milionë përdorues aktivë në Evropë. Rrjeti social është ankuar edhe për trajtimin e pandershëm dhe se asnjë kompani tjetër Amerikan nuk është shënjestruar në këtë mënyrë.

Në Korrik të këtij viti dështoi e ashtuquajtura Mburoja e Privatësisë që do të garantonte transferimin e të dhënave mes SHBA dhe Evropës. Në skenarin më të keq një startup Gjerman nuk do të mund të përdorte shërbimet cloud të një kompanie Amerikane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat