Linkedin adopton formatin e historive të Instagram

Shkencë & Teknologji

Linkedin adopton formatin e historive të Instagram

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 10:10
Linkedin

Linkedin është platforma më e fundit e cila përqafon formatin e historive që fshihen pas 24 orësh. Rrjeti social profesional zbuloi me ridizajnimin e fundit Linkedin Stories.

Duke filluar nga dita e sotme kompania do të ofrojë Linkedin Stories në SHBA dhe Kanada me planet për ta ofruar për të gjithë duke filluar nga nga javët në vijim.

Versioni i historive të Linkedin është i ngjashëm me atë që gjeni në Instagram ose Snapchat. Shkrepni një foto, e dekoroni me tekst ose GIF dhe e ngarkoni në profilin tuaj. Të gjitha lidhja tuaja mund ta shohin për 24 orët në vijim.

Linkedin do të vendosë të gjitha historitë e lidhjeve tuaja në krye të aplikacionit mobil dhe desktop. Mund tu duket si një opsion i parëndësishëm por Linkedin thotë se ka disa përfitime. Testimet e hershme të produktet tregojnë se nxitur njerëzit të postojnë më shpesh.

Historitë gjithashtu mund të nxisin punonjësit të ndihen më të lidhur me njëri-tjetrin sidomos në rastet kur të gjithë punojnë nga shtëpia dhe mund të ndihen të shkëputur nga kolegët.

Përveç historive, ridizajnimi i ri përmban edhe përditësime të tjera. Funksionet kërkimore të sajtit janë rimodeluar me opsione të reja filtrimi dhe mundësinë për të gjetur kurset online dhe përmbajtje të tjera të Linkedin.

Komunikimi është pajisje me reagimet “emoji” si dhe opsionin për të nisur një video thirrje direkt nga biseda. Video thirrjet do të debutojnë në Tetor dhe funksionojnë me Zoom, Microsoft Teams, Slack dhe BlueJeans. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat