Google Maps me një hapësirë të dedikuar për drejtuesit e makinave

Shkencë & Teknologji

Google Maps me një hapësirë të dedikuar për drejtuesit e makinave

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:08
Google Maps

Në Android Auto Google Maps është vlerësuar shumë për ndërfaqen e dedikuar që ofron dhe mesa duket e njëjta pamje do të implementohet edhe në Google Maps për smartfonët.

Pamja e re është identike me atë të Android Auto ku ndryshimi më i madh janë butonat e mëdhenj të stilit Android Auto në fund të ndërfaqes.

Kur nuk jeni në ndërfaqen e navigimit, një buton i tretë shfaqet për tju ndihmuar të riktheheni tek harta. Butona te kontrollit kanë tekst të madhësisë së lartë për ti bërë më të lehtë për tu klikuar gjatë drejtimit të makinës.

Duke shtypur butonin “Home Screen” automatikisht dërgohen tek ndërfaqja prej ku aksesoni të gjitha thirrjet, mesazhet, aplikacionet e muzikës dhe podcast.

Ndërfaqja e thirrjeve përmban tre telefonatat e fundit dhe tre kontaktet kryesore. Është përfshirë edhe një ndërfaqe e dedikuar për YouTube Music, Spotify dhe Telegram.

Navigimi i ri ende nuk është aktiv për të gjithë përdoruesit po pritet të bëhet i disponueshëm në ditët në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat