Twitter do të paralajmërojë përdoruesit që bëjnë “Retweet” pa lexuar përmbajtjen

Shkencë & Teknologji

Twitter do të paralajmërojë përdoruesit që bëjnë “Retweet” pa lexuar përmbajtjen

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:48
Twitter

Rrjeti social i mikroblogimit Twitter do të lançojë një sistem të ri njoftimesh që inkurajojnë leximin e artikujve përpara ripublikimit të tyre. Platforma shpreson se kështu do të nxisë njerëzit të jenë të mirëinformuar.

Që prej Qershorit 2020 rrjeti social ka eksperimentuar me një funksion i cili shtyn përdoruesit të lexojnë artikujt përpara se ti bëjnë “Retweet.” Nëse Twitter mëson se nuk e keni hapur një artikull, do të merrni një njoftim që ju sugjeron ta lexoni.

Opsioni do të jetë aktiv vetëm në pajisjet Android për momentin por së shpejti do të ofrohet tek të gjithë telefonët. Rezultatet e testimi rrjeti social i publikoi në një cicërimë.

Platforma mësoi se 40% e njerëzve kanë hapur artikujt pasi kanë marrë paralajmërimin, 33% kanë bërë “Retweet” pasi e kanë hapur. Disa përdorues nuk kanë bërë fare “Retweet” pas leximit të artikullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat