Zynga mbyll dikur lojën më popullore në Facebook

Shkencë & Teknologji

Zynga mbyll dikur lojën më popullore në Facebook

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Por me Adobe që planifikon të bllokojë dhe eliminojë Adobe përgjithnjë, zhvilluesit e FarmVille kanë vendosur të braktisin lojën.

Pas 11 vitesh FarmVille do të mbyllet përgjithnjë. Loja nuk do të jetë më e disponueshme pas datës 31 Dhjetor bëri të ditur zhvilluesi Zynga.

Ndërsa njerëzit sot nuk e luajnë lojën aq shumë sa dikur, popullariteti i saj konsistonte në miliona lojtarë në fillimet e vete.

FarmVille është loja me të cilin lojtarët mund të ndërtonin kopshtet e tyre së bashku me miqtë. Për vite me radhë qëndroi loja më e luajtur në rrjetin social Facebook.

Por me Adobe që planifikon të bllokojë dhe eliminojë Adobe përgjithnjë, zhvilluesit e FarmVille kanë vendosur të braktisin lojën.

Blerjet brenda aplikacionit do të jenë të disponueshme deri më 17 Nëntor kur sistemi i pagesave të lojës do të mbyllet gjithashtu. Ende ju mund të luani deri më 31 Dhjetor dhe kreditet që keni në përdorim duhet të përdoren deri atëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat