Laptopi i Lenovo ka kufje wireless të fshehura

Shkencë & Teknologji

Laptopi i Lenovo ka kufje wireless të fshehura

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 23:01
Lenovo

Kurdo që keni nevojë për kufjet, një sirtar i vogël hapet nga laptopi dhe ato lidhen automatikisht me të. Duke i vendosur përsëri në këtë sirtar, kufjet karikohen.

Lenovo prezantoi të Marten harduerë të rinj ku në mesin e tyre gjendet edhe ThinkBook 15 Gen 2 me kufje wireless të përfshira.

Kurdo që keni nevojë për kufjet, një sirtar i vogël hapet nga laptopi dhe ato lidhen automatikisht me të. Duke i vendosur përsëri në këtë sirtar, kufjet karikohen.

Ato kanë dy mikrofonë dhe teknologji për anulimin e zhurmave. Laptopi ka edhe veçori të tjera si një kornizë ekrani shumë të hollë, procesorët e fundit Intel Core Gen 11 me grafikat Iris Xe dhe portat Thunderbolt.

Krahas laptopit Lenovo zbuloi edhe një monitor të ri, ThinkVision T27hv-20. Ekrani 27-inç është ndërtuar për ata që punojnë nga shtëpia. Ka një kamër 1080p IR/RGB, mikrofonë për anulimin e zhurmave dhe altoparlantë të integruar.

Gjithashtu përfshin teknologjinë Smart Guard, ku ekrani turbullohet nëse nuk jeni duke parë në të dhe Smart Energy ku ekrani fiket nëse largoheni nga tavolina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat