Jetë që “pluskon” në retë e Planetit Afërdita? Zbulimi i jashtëzakonshëm

Shkencë & Teknologji

Jetë që “pluskon” në retë e Planetit Afërdita? Zbulimi i jashtëzakonshëm

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Është një mundësi e jashtëzakonshme ideja që organizmat e gjallë po “puskojnë”në retë e Planetit Afërdita.

Por kjo është ajo që astronomët po konsiderojnë tani pasi zbuluan një gaz në atmosferë që nuk mund ta shpjegojnë.

Ky gaz është fosfinë, një molekulë e përbërë nga një atom fosfori dhe tre atome hidrogjeni.

Në Tokë, fosfina është e lidhur me jetën, me mikrobe që jetojnë në zorrët e kafshëve si pinguinët, ose në mjedise të varfra nga oksigjeni, siç janë kënetat.

Atëherë, pse është ky gaz atje, 50 km lart nga sipërfaqja e planetit? Prof Jane Greaves, nga Universiteti Cardiff, Mbretëria e Bashkuar dhe kolegët e tij po bëjnë vetëm këtë pyetje.

Ata kanë botuar një artikull në revistën Nature Astronomy duke detajuar vëzhgimet e tyre të fosfinës në Afërditë, si dhe vëzhgimet që ata kanë bërë për të provuar se kjo molekulë mund të ketë një origjinë natyrore, jo-biologjike.

“Duke pasur parasysh gjithçka që dimë për Afërditën dhe kushtet që ekzistojnë atje, askush nuk ka qenë ende në gjendje të përshkruajë një rrugë abiotike për në fosfinë, jo në sasitë që janë zbuluar. Kjo do të thotë që një burim jete meriton shqyrtim”, tha Prof Greaves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat