Paralajmërimi i frikshëm i astrofizikantit: Një asteroid mund të godasë Tokën një natë para...

Shkencë & Teknologji

Paralajmërimi i frikshëm i astrofizikantit: Një asteroid mund të godasë Tokën një natë para...

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 11:24
Një asteroid do t’i afrohet Tokës një natë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në 2 nëntor

Astrofizikanti Neil de Grasse Tyson, ka bërë një parashikim të frikshëm duke futur në panik njerëzit.

Si të mos mjaftonin të gjitha problemet që ekzistojnë aktualisht në SHBA, sipas Tyson vendi po kërcënohet edhe nga një asteroid, një ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Një asteroid do t’i afrohet Tokës një natë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në 2 nëntor, thotë ai. 

“Pra, nëse bota mbaron në 2020, nuk do të jetë faji i Universit”, tha astrofizikanti.

Ai ka publikuar në Instagram të asteroidit, i njohur si 2018VP1, në instagramin e tij, tha se ateroidi po i afrohej  Tokës me një shpejtësi rreth 21,300 milje në orë.

Megjithatë për të reagoi NASA, duke u shprehur se 2018VP1 nuk përbën asnjë kërcënim për Tokën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat