Samsung Galaxy S20 FE tashmë në Shqipëri për të gjithë fansat

Shkencë & Teknologji

Samsung Galaxy S20 FE tashmë në Shqipëri për të gjithë fansat

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Në Eventin ‘Galaxy Unpacked for Every Fan’ më 23 shtator, Samsung prezantoi pajisjen e tij të fundit Galaxy: Galaxy S20 FE, i projektuar për të sjellë përvojën premium të Galaxy S20 tek më shumë njerëz. Me tiparet më të dashura të fansave Galaxy, Galaxy S20 FE ofron një dizajn argëtues dhe shumëngjyrësh me një çmim të arritshëm. Nga 23 shtatori, ky smartphone tërheqës do të jetë në dispozicion për të gjithë fansat Galaxy në tregun shqiptar.

Për më shumë se një dekadë, seria Galaxy S ka vendosur vazhdimisht standarde të reja për inovacionin në smartphone, duke sjellë përvoja që sfidojnë pritshmëritë. I lançuar në fillim të këtij viti, Galaxy S20 edhe një herë i kaloi kufijtë e teknologjisë celulare, duke i fuqizuar përdoruesit të ndajnë historitë e tyre dhe të shprehen si kurrë më parë.

I angazhuar për të sjellë përvoja inovative në më shumë përdorues, Samsung ka dëgjuar reagimet e konsumatorëve për tiparet e tyre të preferuara të serisë Galaxy S20 dhe ka zhvilluar një pajisje që është ndërtuar për adhuruesit e Galaxy – Galaxy S20 FE. Mundësuar nga një chipset i avancuar, pajisja përmban një ekran super të lëmuar, një sistem kamerash me fuqi AI dhe një lidhje tepër të shpejtë. Pajisur me një bateri që zgjat gjithë ditën dhe hapësirë ruajtëse të zgjerueshme dhe një dizajn premium, Galaxy S20 FE është i mbushur me karakteristikat më të pëlqyera nga adhuruesit e Galaxy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat