Firefox 82 mund të jetë versioni më i rëndësishëm i 2020

Shkencë & Teknologji

Firefox 82 mund të jetë versioni më i rëndësishëm i 2020

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:19
Firefox 82

Mozilla lëshoi ditën e Marte një përditësim të ri për Firefox. Versioni 82 premton të jetë më i shpejtë që nga “ndezja” tek hapja e faqeve.

Sipas Mozilla, uebsajtet të cilat përdorin ndërfaqen flebox do të hapen 20% më shpejtë sesa më parë. Rikthimi i sesioneve të vjetra të shfletimit do të jetë 17% më i shpejtë dhe dritaret e reja duhet të hapen 10% më shpejtë në Windows.

Firefox 82 është më shumë sesa një përmirësim performance. Shfletuesit sjell një buton të ri Picture-in-Picture si dhe një shkurtesë tastiere për përdoruesit e Mac që është Option + Command + Shift + right bracket.

Integrimi i Pocket përmirësuar dhe kur ruani uebfaqe mund të eksploroni artikuj të rinj. Janë ndryshime të vogla për një kompani e cila vuan konkurrencën e Chrome dhe Safari.

Mozilla largoi 70 punonjës në Janar dhe 250 të tjerë në Gusht. Kompania ofron edhe një shërbim VPN për 5 dollarë në muaj dhe një monitor për thyerjet e sigurisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat