​NASA: Zbulimi i ri emocionues mbi Hënën do të dalë së shpejti

Shkencë & Teknologji

​NASA: Zbulimi i ri emocionues mbi Hënën do të dalë së shpejti

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 19:35
Ilustrim

NASA do të lëshojë "një zbulim të ri emocionues rreth Hënës" të hënën, më 26 tetor.

Agjencia amerikane e hapësirës nuk zbuloi më shumë detaje, por deklaroi se bëhet fjalë për "një lidhje midis Hënës dhe eksplorimit të mëtejshëm të hapësirës", dhe se ajo erdhi te njohuritë e reja përmes një Boeing 747 të modifikuar që mund të fluturojë në më shumë se 99 për qind të ujit atmosferik.

Ky "Boeing" ka një teleskop të integruar SOFIA, i cili, meqë atmosfera nuk e errëson pamjen e tij, ka një pamje të qartë të Hënës dhe trupave të tjerë hapësinorë.

Instrumentet e teleskopit regjistrojnë dritën infra të kuqe, që do të thotë se ata mund të zbulojnë një fenomen që është e pamundur të shihet me dritën e zakonshme, sipas NASA.

Megjithëse SOFIA përdoret për të vëzhguar universin më të thellë - sistemet e largëta planetare dhe yjet - ajo gjithashtu shërben për të eksploruar objekte në sistemin diellor.

Kështu, në vitin 2016, ky teleskop, për herë të parë në 40 vjet, zbuloi atome oksigjeni në atmosferën e Marsit.

Gjatë njoftimit, NASA gjithashtu iu referua programit Artemis, brenda të cilit ata duhet të dërgonin gruan e parë, si dhe një astronaut tjetër mashkull, në Hënë në vitin 2024.

Dy astronautët pritet të jenë njerëzit e parë që shkelën në Hënë që nga viti 1972.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat