iOS 14.1: A duhet të përditësoni?

Shkencë & Teknologji

iOS 14.1: A duhet të përditësoni?

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:13
iPhone

Apple iOS 14.1 ka mbërritur dhe sjell me vete disa veçori të reja së bashku me rregullime të problemeve të shfaqura në iOS 14.0.1.

iOS 14.1 do të jetë i disponueshëm për çdo pajisje Apple me iOS 13. Që do të thotë se iPhone 6S dhe modelet më të reja dhe iPod Touch i gjeneratës së 7-të do të marrin përditësimin.

Një njoftim do të vijë në telefonin tuaj automatikisht e nëse nuk ka mbërritur ende atëherë mund të navigoni në Settings > General > Software Update për ta ndjekur procesin manualisht.

Testuesit beta të cilët kanë kaluar në versionin 14.2 duhet të rikthehen pas në versionin stabil në mënyrë që të instalojnë iOS 14.1.

Çfarë sjell përditësimi i ri? Apple ka listuar të gjitha të reja e këtij versioni si në listën mëposhtë:

Mbështetje për video 10-bit HDR

Adreson një problem ku disa widget, dosje dhe ikona shfaqen në madhësi të reduktuar në ekranin Home

Adreson një problem ku tërheqja e widgets në ekranin Home mund të largojë disa aplikacione nga dosjet

Rregullon një problem ku disa e-mail-e të dërguara në aplikacionin Mail nuk kishin alias e saktë

Rregullon një problem ku thirrjet hyrëse nuk tregonin rajonin

Rregullon një problem të bllokonte shfaqjen e zerove në aplikacionin Calculator

Rregullon një problem ku rezolucioni i videove të luajtura reduktohej

Rregullon një problem që bllokonte krijimin e anëtarëve të familjes për disa përdorues të Apple Watch

Përmirëson mbështetjen për pikat e aksesit wireless nga Ubiquiti.

Sa i përket versionit të ardhshëm iOS 14.2, aktualisht është në fazë beta dhe sjell emoji të reja, ridizajnim të widgets “Now Playing”, njohje të muzikës(Shazam), një ndërfaqe të re për AirPlay, eksperiencë e përmirësuar me kartën Apple dhe mbështetje për HomePod.

Por përpara iOs 14.2 presim që Apple të dërgojë një tjetër përditësim, iOS 14.1.1 për të adresuar shqetësimet me shfletuesin dhe aplikacionin email. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat