Fillon punën “Gjykata Supreme” e Facebook

Shkencë & Teknologji

Fillon punën “Gjykata Supreme” e Facebook

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 17:50
Facebook

Bordi i Mbikëqyrjes pranë Facebook, një organizatë e pavarur e cila ndjek politikat e moderimit të përmbajtjes, është gati të fillojë punën.

Bordi lajmëroi se do të pranojë apelime nga përdoruesit e Facebook dhe Instagram të cilët nuk kanë gjetur zgjedhje nga procesi i apelimit të kompanisë.

Lëvizja është historike për rrjetin social dhe do të vërë në diskutim vendimet më kontroverse të Facebook për përmbajtjet.

Madje vjen më pak se dy javë nga zgjedhjet presidenciale Amerikane. Vendimet e bordit do të implementohen brenda 90 ditëve nga vendimi i Facebook në lidhje me rastet e parashtruara.

Krijimi i një bordi të tillë është lajmëruar për herë të parë në 2018-ën dhe përbëhet nga 20 gazetarë, juristë, aktivistë dhe ish Kryeministra madje.

Konsiderohet si Gjykata Supreme e Facebook. Çdo përdorues i Facebook apo Instagram që nuk është dakord me vendimet e Facebook në lidhje e ndonjë përmbajtje të fshirë, mund të apelojë pranë këtij bordi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat