Ky është aeroplani që do të na mundësojë udhëtimin në gjithë botën për veç 2 orë

Shkencë & Teknologji

Ky është aeroplani që do të na mundësojë udhëtimin në gjithë botën për veç 2 orë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 13:18
Boeing

Boeing ka premtuar të bëjë aeroplanët hipersonik për pasagjerët, një realitet – dhe thotë se diçka e tillë mund të ndodhë brenda një dekade.

Avionët hipersonikë, fluturojnë deri në 3.800 km për orë dhe mund të lejojnë pasagjerët të ulin në mënyrë dramatike kohën e udhëtimit.

“Unë mendoj se në dekadën e ardhshme ju do t’i shihni ato të bëra realitet”, tha për CNBC në Paris Air Show, kryetari dhe CEO i Boeing, Dennis Muilenburg.

Megjithatë, ai pranoi se firma ende duhet të provojë se ka mjaft njerëz që mund të përballojnë bileta për ta bërë atë shërbim të vlefshëm.

“Por ne shohim inovacione të ardhshme ku mund të lëvizni rreth botës edhe për vetëm dy orë”-shtoi gjithashtu Mulenburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat