Procesori i AMD thyen rekordet e performancës

Shkencë & Teknologji

Procesori i AMD thyen rekordet e performancës

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 18:12
AMD

Ryzen 9 5950X, përbindëshi prej 16 bërthamash u katapultua në krye të rezultateve të performancës të procesorëve konsumatorë duke thyer rekordet.

Procesori flagship i arkitekturës Zen 3 ishte i përshpejtuar në frekuencë dhe shoqërohej nga memorie RAM DDR4-3200 gjatë testimit.

Rezultati i arritur në PassMark Multi-Thread ishte 45,563, dyherë më i lartë se Ryzen 5 5600X dhe performanca ishte disa herë impresionuese se ajo e Core i9-10900K me 24,261 pikë.

Ryzen 9 5950X është 34.4% më i shpejtë sesa Ryzen 9 3950X në performancën me një bërthamë dhe 16% në performancën me të gjitha bërthamat. Ryzen 9 5950X ka frekuencë bazë 3.4Ghz dhe Turbo 4.9Ghz ndërsa Ryzen 9 3950X ka frekuencë bazë 3.4Ghz dhe turbo 4.7Ghz.

Krahasuar me procesorin flagship të Intel, Core i9-10980XE, prcesori është 33.5% më i fuqishëm edhe pse ka dy bërthama procesorike më pak. Nëse Ryzen 5000 prodhon rezultat e premtuara atëherë Intel është në telashe. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat