Microsoft Teams ka 115 milionë përdorues

Shkencë & Teknologji

Microsoft Teams ka 115 milionë përdorues

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:39
Microsoft Teams

Microsoft Teams sot ka 115 milionë përdorues aktivë në ditë nga 75 milionë që kishte në fundin e muajit Prill.

Rritja galopante e Teams gjatë pandemisë tregon sesi pandemia e koronavirusit ka nisur një trend të ri, të punës në distancë.

Në Mars Teams kishte 44 milionë përdorues. Rivali kryesor i shërbimit, Slack, nuk ka publikuar shifra përdorimi që prej Tetorit të vitit të kaluar kur kishte 12 milionë përdorues aktivë.

Ky i fundit u ankua në Bashkimin Evropian se Microsoft në mënyrë të jashtëligjshme kishte lidhur Teams me Office 365. Rivalët e tjerë si Google Meet kanë raportuar 100 milionë përdorues aktivë në ditë, ndërsa Zoom 300 milionë përdorues aktivë në ditë.

Krahas statistikave të Teams, Microsoft tha se rrjeti social profesional Linkedin të cilin e bleu në 2016-ën për 26 miliardë dollarë kishte 722 milionë përdorues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat