Si një ujëvarë – foto nga Hubble tregon një galaktikë duke “thithur” yje të tjera

Shkencë & Teknologji

Si një ujëvarë – foto nga Hubble tregon një galaktikë duke “thithur” yje të tjera

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:26
Foto Ilustrim

Imazhi spektakolar tregon sesi dy galaktikat bashkohen.

Teleskopi hapësinor Hubble ka bërë një foto spektakolare se si një galaktikë tërheq një tjetër galaktikë, transmeton Telegrafi.

Galaktika me emrin NGC 2799 (majtas në foto) po tërhiqet në qendër të galaktikës nga NGC 2798 (djathtas në foto).

Të dy galaktikat bashkëveprojnë dhe duket se bashkohen, shkruan NASA. Kjo çon ose në një bashkim ose në një formacion unik.

Një proces i tillë zakonisht zgjat disa qindra miliona deri në një miliard vjet.

Në ndërkohë, të dy galaktikat kanë formuar një lloj ujëvare anësore, sipas NASA.

Yjet nga NGC 2799 mesa duket tashmë janë duke rënë si pika uji në galaktikën NGC 2798.

Kështu duket tabela e Ligës Premier që kur klubet luajnë pa tifozë – ndikimi është i dukshëm

Shkrirja e dy galaktikave nuk ka pse të përfundojë në një katastrofë, shkruan agjencia hapësinore amerikane.

Përplasja e yjeve është mjaft e pamundur sepse distanca midis yjeve mund të jetë aq e madhe sa që dy galaktikat mund të shkrihen.

Zbuluar në vitin 1874, NGC 2799 është një galaktikë spirale afërsisht 75 milionë vjet dritë nga Rruga e Qumështit. NGC 2798 është gjithashtu një galaktikë spirale, e cila u zbulua në vitin 1788.

Distanca e saj nga Rruga e Qumështit është afërsisht 77 milionë vjet dritë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat