60 satelitë të tjerë për internetin

Shkencë & Teknologji

60 satelitë të tjerë për internetin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 00:28
Foto ilustrim

Është përmbushur misioni i lëshimit në hapësirë të 60 satelitëve të tjerë Starlink që shërbejnë për internetin global. Kompania e miliarderit Elon Musk, Space X ndërkohë ka nisur testimet në shumë shtete  në territorin amerikan. Satelitët e rinj janë pozicionuar 275 km larg sipërfaqes së Tokës dhe më pas do të vijojnë të lëvizin deri në kuotën e 55 km, ku do të bashkohen edhe me 800 të tjerë që ndodhen në këtë zonë.

Sistemi është në fazën testimi në disa shtete amerikane me qëllim ofrimin e lidhjes internet me student e njerëz që jetojnë në zona të humbura rurale dhe që deri më sot nuk e kanë patur këtë shërbim.

Sipas kompanisë Space X shërbimi do të nisë në përfundim të testimeve, por edhe të përmbushjes së numrit të paracaktuar në orbitë, kur të jenë 1440 satelitë.

Ndërsa përsa i përket mbulimit mbarë botëror, përfshirë zonat më të thella të planetit, kompania e Elon Musk do t’i përmbahet programit për të lëshuar një “yjësi” satelitësh, plot 12 mijë të tillë. Ndërkohë që deri tani janë rreth 900 që kanë mbërritur në destinacion, por vetëm 820 janë operativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat