Një asteroid 10,000 herë më i vlefshëm se GDP-ja e botës, NASA planifikon ta vizitojë

Shkencë & Teknologji

Një asteroid 10,000 herë më i vlefshëm se GDP-ja e botës, NASA planifikon ta vizitojë

Nga: D.G. Më: 30 tetor 2020 Në ora: 10:35
Asteroidi

Asteroid i quajtur "16 Psyche" është lehtësisht e mundur të jetë i vetmi i tillë, i bërë nga materiale që e bëjnë atë jashtëzakonisht të vlefshëm, dhe që përndryshe janë të rëndësishme në industrinë njerëzore.

Lidhur me hulumtimin e përbërjes së asteroidit "16 Psyche", botuar në revistën "The planetary Science journal", udhëheqësi i hulumtimit, dr. Tracy Becker, i tha Independent-it se ky asteroid "mund të jetë unik, sepse është i bërë kreëjtësisht prej hekuri dhe nikeli".

Meqenëse është një asteroid i gjatë 278 kilometra dhe 232 kilometra i gjerë në një drejtim dhe në tjetrin 164 kilometra, pra nga më të mëdhenjtë në sistemin diellor, kështu që nëse merret parasysh përbërja e tij, vlerësohet se masa e mineraleve që përmban me çmimet aktuale të tregut kushtojnë rreth 10 trilionë dollarë.

Kjo është vlerë rreth 10,000 herë më e lartë se PBB-ja e të gjithë botës në 2019.

Shumica e asteroideve janë të përbërë nga shkëmbinj ose gurë, me metalet që shfaqen vetëm në një përqindje të vogël. Asteroidet metalikë ose kryesisht metale janë një gjë e rrallë.

"Është e mundur që në "Psyche", ndërsa sapo po formohej si protoplanet, është goditur nga një objekt tjetër, nga i cili humbi koren dhe mbulesën e tij", shpjegoi Becker rëndësinë e kërkimit, përkatësisht pse studimi i këtij asteroidi ndoshta unik mund të shpjegojë disa detaje të rëndësishme për origjinën e sistemit diellor.

Rëndësia e asteroidit dëshmohet edhe nga fakti që NASA ka në plan të lëshojë një anije kozmike për të vizituar asteroidin në vitin 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat