Japonia eksperiment me Covid-19 në stadiume

Shkencë & Teknologji

Japonia eksperiment me Covid-19 në stadiume

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 19:49
Do shikohet si përhapet virusi nga një superkompjuter

Një eksperiment 3-ditor me teknologji të lartë ka nisur në stadiumin e bejsbollit Yokohama në Japoni. Bëhet fjalë për një studim të mirëfilltë mbi përhapjen e Covid-19 në evente të mëdha sportive. 32 mije tifozë të pranishëm do të monitorohen nga kamera me precizion të lartë.

Në stadium janë instaluar pajisje të matjes së shpejtësisë dhe drejtimit të erës.

Për ndeshjen mes Dena Bejstars dhe Hanshim Tajgers qeveria lejoi mbushjen e stadiumit deri në 80% të kapacitetit. Nga ana tjetër janë ulur biletat me 35% në mënyrë që të ketë sa më shumë të pranishëm.

Zyrtarët do të studiojnë vërshimin e njerëzve, në stadiumin e hapur dhe përqindjen e personave që mbajnë maskë. Do të përdoret gjithashtu teknologji e avancuar për identifikimin e personave nëpërmjet disa 13 kamerave.

Ky eksperiment bëhet për të ndërtuar rregulloret antivirus para organizimit të olimpiadës që do të mbahet në Japoni në pranverën e vitit të ardhshëm. Zyrtarët shpresojnë të mbledhin të dhëna nga vendgrumbullimet e personave si dyqanet brenda dhe në perimetrin e stadiumit. Një superkompiuter do të masë shpejtësinë e spërklave të pështymës, si mënyra nëpërmjet së cilës shpërndahet virusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat