macOS Big Sur debuton më 12 Nëntor

Shkencë & Teknologji

macOS Big Sur debuton më 12 Nëntor

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 23:17
macOS

Sistemi operativ i ardhshëm për desktopët dhe laptopët Apple, macOS Big Sur, do të debutojë më 12 Nëntor bëri të ditur kompania.

macOS Big Sur do të vijë me një ndërfaqe të re, me opsione të reja dhe përmirësime të performancës.

Edhe shfletuesi Safari vjen me disa opsione të reja privatësie dhe sigurie si dhe një parandalues të gjurmimit nga reklama që bllokon gjurmuesit nga ndjekja e përdoruesve nëpër ueb. . Softueri i ri vjen me një qendër të re kontrolli, me shkurtesa të shkëlqimit të ekranit, volumit, Wi-Fi dhe Bluetooth.

Edhe shfletuesi Safari vjen me disa opsione të reja privatësie dhe sigurie si dhe një parandalues të gjurmimit nga reklama që bllokon gjurmuesit nga ndjekja e përdoruesve nëpër ueb. Safari ka edhe një monitorues fjalëkalimesh që tashmë ju mbron nga thyerjet e sigurisë.

macOS Big Sur do të mbështesë të gjitha modelet Mac dhe Macbook që datojnë nga 2013. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat