Krijuesi i Python fillon punë në Microsoft

Shkencë & Teknologji

Krijuesi i Python fillon punë në Microsoft

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 22:07
Guido Van Rossum

Guido Van Rossum, krijuesi i gjuhës së programimit Python, sot bëri të ditur se është rikthyer dhe bashkuar Microsoft.

Van Rossum, i cili ka punuar në Dropbox, vendosi të tërhiqej në Tetor pas 6 vitesh e gjysmë. Sidoqoftë tërheqja nuk ka zgjatur shumë.

Në Microsoft van Rossum do të punojë për ta përmirësuar më tutje Python jo vetëm në Windows. Një përfaqësues i kompanisë konfirmoi angazhimin e tij në Microsoft.

Programuesit Holandez filloi të punonte që nga 1989 në atë që do të shndërrohej në Python. Ai ka vijuar të shërbejë për përmirësimin e saj.

Përpara se të shkonte tek Dropbox, ai punoi për Google nga 2005 deri në 2012. Aty zhvilloi një mjet të brendshëm për vlerësimin e kodit Mondrian dhe punoi në App Engine.

Sot Python është një prej gjuhëve më popullore të programit dhe shumë i përdoruesit nga hulumtuesit në inteligjencë artificiale dhe machine learning. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat