Firefox 83 fokusohet tek siguria, detyron uebsajtet të hapen në HTTPS

Shkencë & Teknologji

Firefox 83 fokusohet tek siguria, detyron uebsajtet të hapen në HTTPS

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 17:07
Firefox

Mozilla lançoi një funksion të ri sigurie me Firefox 83 i cili do të sigurohet se përdoruesit do të aksesojnë uebsajtet vetëm përmes lidhjeve të sigurta.

Me opsionin e ri HTTPS-Only Mode, shfletuesit automatikisht do të lidhet në versionin HTTPS të uebsajtit edhe nëse manualisht shkruani HTTP në fushë e adresës apo klikoni një link HTTPS nga rezultatet e kërkimit.

Për më tepër Firefox do të kërkojë leje nga përdoruesi që të hapë uebsajtet të cilat nuk janë të enkriptuara në HTTPS.

Shfletuesi do të shfaqë një mesazh gabimi i cili shpjegon rreziqet e sigurisë kur hapni një uebsajt që nuk është HTTPS. Në rast se uebsajti ka elementë si imazhe të cilët refuzon ti hapë në HTTPS, përdoruesit manualisht mund ta çaktivizojnë opsionin nga fusha e adresës duke klikuar ikonë ngjitur me URL.

Për të aktivizuar opsionin për herë të parë duhet të shkroni në Privacy & Security në Preferences dhe të zgjidhni opsionin Enable HTTPS-Only Mode in all Windows.

Përveç funksionit të ri të sigurte, Firefox 83 sjell edhe pinch to zoom ku mund të zmadhoni në një uebfaqe me dy gishta në ekranet me prekje Windows dhe në touchpad në Mac.

Natyrisht përditësimi sjell edhe performancë ku sipas Mozilla Firefox 83 hap uebsajtet 15% më shpejtë dhe përdor 8% më pak memorie se versionet e kaluara falë përmirësimeve bërë në motorin e Javascript.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat