Lojtarët e Fortnite do të mund të komunikojnë me video gjatë lojës

Shkencë & Teknologji

Lojtarët e Fortnite do të mund të komunikojnë me video gjatë lojës

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 17:50
Fortnite

Së shpejti do të mund të shikoni miqtë tuaj ndërsa luani Fortnite së bashku. Epic ka shtuar një opsion të ri video komunikimi ku lojtarët mund të shohin miqtë e tyre brenda lojës.

Është i disponueshëm nga dita e sotme por vetëm në PC, PS4 dhe PS5. Opsioni mbështetet në Houseparty, një aplikacion komunikimi që Epic e bleu shtatorin e kaluar.

Për ta përdorur duhet të lidhni llogaritë Epic dhe Houseparty së bashku. Pas kësaj procedure duhet të aktivizoni Fortnite Mode në aplikacion. Më pas ju mund të krijoni një party me miqtë dhe livefeeds e tyre të cilët do të shfaqen në anën e majtë të ekranit ndërsa luani lojën.

Mund të krijoni party me deri në 10 persona edhe pse vetëm 4 do të shfaqen në Fortnite. Por do tu duhen disa harduerë që gjërat të funksionojnë. Krahasoj lojës në PC dhe PlayStation, duhet të keni Houseparty të instaluar dhe në punë në iOS ose Android që të shërbejë si kamera.

Mund tu duket një irrituese, por sipas Epic lojtarët e Fortnite dhe përdoruesit e Houseparty tashmë janë duke e bërë këtë gjë. Ajo që Fortnite po bën është ta thjeshtë më tepër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat