Apple, një nga kompanitë kryesore të teknologjisë në botë

Shkencë & Teknologji

Apple, një nga kompanitë kryesore të teknologjisë në botë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 15:44
Foto Ilustrim

Apple, një nga kompanitë kryesore të teknologjisë në botë ka rënë dakord të paguajë 113 milionë dollarë lidhur me çështjen për të cilën pretendohet se ajo viktimizoi konsumatorët duke ngadalësuar qëllimisht modelet e vjetra të telefonëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurori i Kalifornisë, Xavier Becerra deklaroi se është arritur dakordim në çështjen ku Apple akuzohet për ngadalësim të qëllimtë për të shkurtuar jetëgjatësinë e modeleve të vjetra të telefonëve iPhone.

“Në kuadër të dakordimit të arritur Apple do të paguajë 113 milionë dollarë”, tha prokurori Becerra.

Po ashtu është ndarë informacioni se Apple ka pranuar se përditësimi i softuerit në vitin 2017 ka ulur performancën e modeleve të vjetra të iPhone.

Teksa kompania ka mbrojtur idenë e saj se ngadalësimet janë bërë me qëllim për të “parandaluar mbylljen e papritur”, ekspertët pretendojnë se kompania këtë e ka bërë për të nxitur konsumatorët në modelet e reja.

Kompania edhe në një çështje tjetër të ngjashme në mars duke ndjekur rrugën e dakordimit pranoi të paguajë 500 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat