Bateritë thyejnë xhamat dhe hynë nëpër shtëpia pas një aksidenti të Tesla Model 3

Shkencë & Teknologji

Bateritë thyejnë xhamat dhe hynë nëpër shtëpia pas një aksidenti të Tesla Model 3

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 16:01
Tesla Model 3

Një drejtues i një Tesla Model 3 u përfshi në një aksident aq të rëndë saqë bateria e makinës u nda në dy duke përhapur bateritë e vogla në gjithë zonën e aksidentit.

Departamenti i Policisë në qytezën Corvallis të shtetit të Oregon në SHBA postoi informacionet e aksidentit në Facebook ku dhe zbuloi se drejtuesit po ecte me 160 km/h. Pasi humbi kontrollin ai u përplas me dy pemë dhe një central telefonik.

Përplasja bëri të pakoja e baterive të hapej dhe qindra prej tyre u përhapën në mbarë zonën. Të paktën dy prej tyre thyen dritaret e shpive përreth e madje një përfundoi në shtratin e një banori duke nisur edhe një zjarr.

Tesla Model 3 ka një strukturë baterie të atillë që e bën thuajse të pamundur heqjen e baterive të vogla prej saj. Pavarësisht aksidentit të rëndë, drejtuesi i makinës shpëtoi për mrekulli pa asnjë dëmtim por pas analizave të bëra rezultoi se kishte konsumuar drogë.

Policia i bëri thirrje banorëve të Corvallis që të jenë të kujdesshëm për bateritë që mund të jenë përhapur sepse mund të shkaktojnë zjarre deri në 24 orë pas apo të emetojnë gazra dhe lëndë toksike të dëmshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat