Apple lançon iOS 14.2.1 për të zgjidhur disa probleme me iPhone 12

Shkencë & Teknologji

Apple lançon iOS 14.2.1 për të zgjidhur disa probleme me iPhone 12

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 22:33
Apple

Nëse keni një iPhone 12, mbase duhet të përditësoni sa më parë në iOS 14.2.1. versioni më i fundit i sistemit operativ është lançuar edhe pse aktualisht është i disponueshëm për modelet e fundit të iPhone si iPhone 12, iPhone 12 Pro, iPhone 12 Pro Max dhe iPhone 12 mini.

Sipas informacioni të ofruar nga Apple, iOS 14.2.1 adreson këto probleme: mesazhet MMS nuk arrijnë destinacionin, pajisjet Made for iPOhone kanë probleme cilësie me zërin, ekrani i kyçjes – Lock Screen – ngrihet në iPhone 12 mini.

Disa përdorues të iPhone 12 kanë raportuar probleme me mesazhet SMS të cilët nuk vinë në panelin e njoftimeve. Të tjerë janë ankuar për cilësinë e zërit ndërsa të tjerë për ekranin e kyçjes.

Nëse një prej këtyre problemeve ju ka prekur juve, atëherë duke përditësuar në iOS 14.2.1 do të shpëtoni prej tyr. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat