Versioni i ri i sistemit operativ të Vivo është një tjetër kopje e iOS 14

Shkencë & Teknologji

Versioni i ri i sistemit operativ të Vivo është një tjetër kopje e iOS 14

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 09:37
Vivo

Vivo prezantoi sistemin e ri operativ bazuar në Android në një konferencë vjetore në Kinë. OriginOS është pasardhësi i FuntouchOS dhe sjell një ridizajnim të plotë i cili i jep priotet widgets dhe sistemimin e tyre në ndërfaqen rrjetë.

Widgets përditësohen vetë me njoftime të quajtura nano alterts. Nga të gjitha versionet e Android, FuntouchOS i Vivo është ai që më së tepërti adopton dizajnin e Apple që nga ngjyrat tek niveli i transparencës.

Widgets e përdorur nga Vivo janë thuajse identike me ato të prezantuara nga Apple në iOS 14 edhe pse kjo e fundit nuk ishte dizajn unik. Po Vivo thotë se është inspiruar nga Huarong Dao, varianti Kinez i Klotski.

Vivo pretendon se Origin OS do të konsumojë më pak resurse siç është memoria RAM. Kompania tregoi sistemin operativ në një mockup të telefonit flagship X50.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat