Përdoruesit pa pagesë së Teams mund të bëjnë telefonata deri në 24 orë pa ndërprerje

Shkencë & Teknologji

Përdoruesit pa pagesë së Teams mund të bëjnë telefonata deri në 24 orë pa ndërprerje

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Ndërsa po zhvendoset çdo ditë e më shumë drejt punës në distancë për shkak të pandemisë së Covid-19, Microsoft po përpiqet ta shndërrojë Teams në një prej platformave më të mira që i shërben këtij modeli.

Gjiganti i softueri lajmëroi se një përditësim i madh po vjen për Teams dhe do të trondisë mbarë konkurrencën në hapësirën e punës në distancë. Përditësimet që po vinë të detajuar në Microsoft 365 përfshijnë edhe një gjë që konkurrentët si Zoom kanë vuajtur.

Telefonatat në Microsoft Teams do të zgjasin deri në 24 orë me 300 pjesëmarrës pa ndërprerje dhe këtu përfshihen përdorues pa pagesë.

Kështu Microsoft mendon se ka prej atyre të cilët duan të flasin me miqtë nga Teams e pse edhe tërë ditën. Gjithashtu vlen të përmendet se një përditësim në aplikacioni mobil do të thotë se përdoruesit mund të tregojnë vendndodhjen e tyre për anëtarët e familjes.

Në ekran mund të shikoni deri në 49 pjesëmarrës dhe me Together Mode Microsoft shpreson që ata që janë pjesë e bisedës të mos ndihen të izoluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat