Ekranet e lakuara të smartfonëve janë këtu për të qëndruar

Shkencë & Teknologji

Ekranet e lakuara të smartfonëve janë këtu për të qëndruar

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Mos prisni që ekrani i rrafshët i OnePlus 8T të vijojë me flagshipin e ardhshëm të kompanisë. OnLeaks dhe Voice kanë postuar fotot e para të OnePlus 9 Pro dhe dizajni ruan të njëjtin ekran të lakuar si 8 Pro.

Sipas raportimeve do të jetë pak më i vogël prej 6.55-inç në mënyrë që OnePlus 9 Pro të jetë më i lehtë për tu mbajtur në duar.

Gjithashtu sipas fotove të publikuara, OnePlus 9 Pro do të ketë të një dizajn kamerash të pasme të ngjashme me Galaxy Note 20 edhe pse do të ketë 4 të tilla.

Informacionet e rrjedhura nuk përmbajnë detaje rreth specifikave të brendshme edhe pse një gjë është e sigurtë, procesori flagship i serive Snapdragon 800. OnePlus pritet të zbulojë modelet e reja në Mars.

Do të ishte një tërheqje prej 1 muaji krahasuar me gjeneratën e kaluar. Megjithatë dizajni i telefonit pritiet të ndryshojë në muajt në vijim dhe kjo nuk është kurrsesi finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat