Xiaomi prezanton dy telefonëve buxhetorë me teknologjinë 5G

Shkencë & Teknologji

Xiaomi prezanton dy telefonëve buxhetorë me teknologjinë 5G

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 16:32
Xiaomi

Linja e smartfonëve Xiaomi Redmi Note është padyshim një prej më të suksesshmeve dhe vazhdimisht ofron produkte të cilat e justifikojnë mësë miri çmimin.

Kompania ditën e sotme prezantoi telefonët e parë Redmi Note me teknologjinë celulare 5G, konkretisht modelet Redmi Note 9 dhe Note 9 Pro.

Telefonët nuk duhet të ngatërrohen me variantet 4G që kompania debutoi në fillim të vitit dhe teknologjia celulare është vetëm një prej diferencave mes tyre.

Redmi Note 9 Pro vjen me procesorin Snapdragon 750G, 6 ose 8GB RAM dhe 128 ose 256GB memorie UFS 2.2. Xiaomi premton ftohje të lëngshme për këto modele.

Gjithashtu nëse blini një të tillë do të merrni ekran 6.67-inç 120Hz LCD dhe bateri prej 4,820 mAh. Karikimi 33W dërgon baterinë nga 0-100% në 58 minuta.

Detaji që bënë diferencën është kamera e re 108-megapiksel, e njëjta që përdor Samsung. Fotot e shkrepura reduktohen në 12-megapiksel por mund të realizoni edhe në rezolucionin e plotë.

Image

Pjesa tjetër e kamerave të pasme konsiston një sensor 8-megapiksel ultra-wide, dhe dy sensorë 2-megapiksel thellësie dhe macro.

Së fundi Redmi Note 9 Pro ka 5G, portë kufjesh 3.5mm, certifikim IP53, altoparlantë stereo, NFC dhe skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Modeli Note 9 5G është një hap poshtë variantit Pro. Procesori është Dimensity 800U me 6 ose 8GB RAM dhe 128 ose 256GB memorie.

Ekrani i tij është 6.53-inç FHD+ LCD, bateria 5,000 mAh dhe karikimi 18W. Kamera e pasme kryesore është 48-megapiksel, ultra wide 8-megapiksel dhe një macro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat