Microsoft Edge është shfletuesi për ata që blejnë shpesh online

Shkencë & Teknologji

Microsoft Edge është shfletuesi për ata që blejnë shpesh online

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:18
Microsoft Edge

Microsoft do të shtojë disa funksione të reja në Edge për ata që frekuentojnë shpesh blerjet online. Së pari kompania ka përmirësuar mjetin e krahasimit të çmimit duke e bërë më të dobishëm.

Përdoruesit nuk kanë nevojë më për të shtuar sendet në një Koleksion për të krahasuar çmimet e tyre nga distributorë të ndryshëm.

Përkundrazi Edge do e bëjë në kohë reale dhe vetëm duhet të klikoni ikonën blu të vendosur ngjitur me URL. E njëjta ikonë do të tregojë të gjithë kuponat e disponushëm nga një distributor.

Kur vizitoni një uebsajt ikona do të shfaqet me një njoftim për numrin e kuponave që ka gjetur prej tij. Si dhe kur të bëheni gati për të paguar, shfletuesi do ti aplikojë për ju kuponat.

Jashtë Edge Microsoft lançoi qendrën e re të blerjeve Bing. Këtu përdoruesit mund të shfletojnë promocionet nga distributorë të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat