Bitcoin arrin vlerën më të lartë të të gjiha kohërave

Shkencë & Teknologji

Bitcoin arrin vlerën më të lartë të të gjiha kohërave

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:15
Bitcoin

Çmimi i bitcoin arriti vlerën më të lartë që nga lançimi i kriptomonedhës duke kapërcyer rekordin e vendosur në Dhjetor të 2017.

Të Hënën kriptomonedha kapi vlerën 19,850 dollarë sipas indeksit të CoinDesk. Rekordi i mëparshëm kishte qenë 19,783 dollarë.

Që nga muaji Mars vlera e bitcoin është rritur me 167%. Që prej 13 vitesh kriptomonedha tashmë ka filluar të prezantohet si një “markë” e qëndrueshme.

Herën e fundit që bitcoin arriti këtë vlerë u pasua nga një rrëzim i papritur në 4,000 dollarë në fund të 2018-ës.

Megjithatë një luhatje e tillë të vlerës brenda pak muajve tregon sesa e paqëndrueshme është kriptomonedha. Ka prej atyre analistëve që thonë se kriptomonedha do të shkojë deri në 500 mijë dollarë.

Kërkesa për bitcoin është rritur ndjeshëm gjatë Nëntorit dhe avokatët e saj thonë se arsyeja e vërtetë është interesi institucional shfaqur ndaj asetit dixhital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat