Slack shitet për 27.7 miliardë dollarë

Shkencë & Teknologji

Slack shitet për 27.7 miliardë dollarë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:08
Slack

Salesforce do të blejë Slack për 27.7 miliardë dollarë në një prej shkrirjeve më të mëdha në industrinë e teknologjisë vitet e fundit.

Blerja vjen në një kohë pandemia ka rritur fokusin tek mjetet dhe shërbimet online të punës nga distanca siç është Slack.

Në fund të muajit Mars kishte 12.5 milionë përdorues dhe vitin e fundit konkurrenca me Microsoft Teams që tani mbi 100 milionë përdorues ka vështirësuar pozitat e kompanisë.

Themeluar në 2009, Slack ishte një alternativë e-mailit por në formatin e një aplikacioni komunikimi. Kur aksionet e kompanisë u listuan në bursë, vlera e Slack shkoi në 20 miliardë dollarë.

Teams u themelua në 2016 dhe Microsoft përpara se ta bënte kishte elaboruar mundësinë e blerjes së Slack. Sot Teams përdoret 10 herë më shumë se Slack dhe gjëja e fundit që kompania do të kishte dëshiruar është konkurrenca e Microsoft.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat