Microsoft shtyn debutimin e Halo Infinite për vitin e ardhshëm

Shkencë & Teknologji

Microsoft shtyn debutimin e Halo Infinite për vitin e ardhshëm

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:47
Microsoft

Halo Infinite, loja e ardhshme e Microsoft, do të debutojë zyrtarisht në Vjeshtën e 2021 bëri të ditur zhvilluesi 343 Industries.

Loja duhej të kishte debutuar së bashku me Xbox Series X dhe S në Nëntor, por u shty në 2021 në Gusht për shkak të sfidave të krijuara nga pandemia e koronavirusit.

Që atëherë Microsoft nuk kishte dhënë një datë specifike dhe informacioni zyrtar i fundit thotë se ka për tu vonuar të paktën me 1 vit.

Në Korrik  Microsoft tregoi një demo Halo Infinite në Xbox Series X por mori kritika për grafika dhe pamjet vizuale. Ndërsa 343 Industries tha se po punon papushim për të krijuar lojën Halo më të mirë të të gjitha kohërave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat