Smartfoni i parë në botë me kamër selfie nën ekran del në shitje në Evropë

Shkencë & Teknologji

Smartfoni i parë në botë me kamër selfie nën ekran del në shitje në Evropë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Kohët e fundit jo shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e smartfonëve. Megjithatë pajisjet me ekrane që palosen kanë qenë një moment emocionues në këtë industri.

Inovacioni më i madh i smartfonëve për momentin duket të jetë teknologjia e kamerave selfie nën ekran. ZTE ka arritur të fshehë një kamër të tillë nën ekranin e Axon 20 5G përpara të gjithë rivalëve e madje ta shesë.

ZTE prezantoi Axon 20 5G në Shtator dhe pajisja tani mund të blihet. Kamera selfie është fshehur nën një ekran 6.93-inç OLED FHD+ me frekuencë rifreskimi prej 90Hz. Gjithashtu vjen me procesorin Snapdragon 765G, Adreno 620, 8GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Edhe pse kamera selfie është tema kryesore për tu diskutuar, ZTE në pjesën e pasme ka vendosur 4 kamera: 64-megapiksel kryesore, 8-megapiksel ultra-wide, 2-megapiksel thellësie dhe 2-megapiksel macro.

Bateria prej 4,220 mAh mund të karikohet me teknologjinë 30W. ZTE ka vendosur edhe një sensor të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Telefoni do të kushtojë 449 euro dhe është në shitje në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat