Samsung mbështet Fortnite në betejën kundër Apple

Shkencë & Teknologji

Samsung mbështet Fortnite në betejën kundër Apple

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:07
Fortnite

Epic Games tashmë ka një mbështetje të fortë dhe është gjiganti Korean Samsung që i është bashkuar për të luftuar me Apple në industrinë e video lojërave.

Dy kompanitë kanë dërguar një këmishë së bashku me paketimin e Galaxy S7 ku thuhet “Free Fortnite” për të gjithë influencerët.

Dhurata është një përkujtues se loja Fortnite mund të shkarkohet nga Galaxy Store. Kujtojmë se Fortnite u lagua nga App Store në muajin Gusht pasi Epic vendosi të mos paguajë më komisionet e Apple për blerjet brenda aplikacioneve.

Kështu shtoi një opsion për blerje direkte diçka që Apple nuk e toleroi dhe veproi menjëherë duke e dëbuar nga App Store. Më pas Fornite nisi një fushatë PR anti-Apple e madje bëri disa padi kundrejt kompanisë.

Që atëherë Apple dhe Epic janë kyçur në një betejë ligjore ku Fortnite refuzon të pranojë termat e App Store.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat