Çfarë ndodh me Twitter e presidentit Amerikan kur largohet nga detyra

Shkencë & Teknologji

Çfarë ndodh me Twitter e presidentit Amerikan kur largohet nga detyra

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:11
Joe Biden

Tranzicionet presidenciale janë komplekse dhe kërkojnë një staf të tërë dhe shumë punë përpara ditës së Inaugurimit. Në epokën moderne ka edhe disa aspekte logjistike të tjera që duhet të merren në konsideratë përfshirë llogaritë e medias sociale.

Kur administrata Biden të marrë llogaritë e Twitter në Janar, numri i ndjekësve do të zerohet. Në mesin e llogarive që duhet të fillojnë nga e para janë @POTUS me 33.2 milionë ndjekës, @FLOTUS me 16.4 milionë ndjekës dhe sekretari të shtypit me 6.3 milionë ndjekës.

Një llogari për ekipin e tranzicionit quajtur @transition46 do të konvertohet në White House sipas Bloomberg. Në 2017-ën kur Trump mori presidencën, Twitter arkivoi cicërimat nga administrata Obama me një llogari të re @POTUS44.

Ajo llogari mbajti ndjekësit por në rastin e Trump nuk do të ndodhë kështu. Kjo sepse Trump e ka përdorur shumë pak llogarinë POTUS dhe të shumtën e rasteve ka publikuar nga llogaria e tij personale e cila ka 88.5 milionë ndjekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat