A do të bëhet “Viber” me pagesë?

Shkencë & Teknologji

A do të bëhet “Viber” me pagesë?

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
Foto Ilustrim

Një mesazh i cili është riaktualizuar kohës së fundit dhe po qarkullon në masë të madhe në aplikacionin për dërgimin e sms-ve dhe thirrjeve pa pagesë “Viber”, ka bërë që shumë persona të bien pre e këtij mashtrimi.

Duke parë këtë shqetësim në rritje të përdoruesve të këtij shërbimi, Koha.net ka kontaktuar me një zyrtar për informim të “Viber”, i cili ka konfirmuar se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë aspekt.

“Na vjen keq që dëgjojmë se jeni duke pranuar porosi “spam” nga përdorues tjerë të Viber-it. Kjo porosi është krejtësisht mashtrim dhe nuk duhet marr seriozisht” – ka thënë Oëen S.

Më tej, zyrtari për informim i Viber ka kërkuar nga personat që pranojnë këtë SMS mashtruese, të njëjtën ta dërgojnë në numrin +12120020022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat