Inteligjenca Amerikane beson se Rusia fshihet pas sulmit kibernetik të fundit

Shkencë & Teknologji

Inteligjenca Amerikane beson se Rusia fshihet pas sulmit kibernetik të fundit

Më: 6 janar 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Inteligjenca Amerikane beson se Rusia ishte pas sulmit serioz kibernetik gjatë Dhjetorit. Presidenti Trump ka sugjeruar se Kina mund të jetë pas harkimit ndërsa anëtarë të tjerë të administratës drejtojnë gishtin nga Moska.

Në një deklaratë inteligjenca Amerikane beson se më pak se 10 agjenci Amerikane kanë parë të dhënat e tyre të kompromentohen.

18 mijë konsumatorë që kanë përdorur produktin Orion nga kompania Solar Winds janë ekspozuar por inteligjenca Amerikane thotë se vetëm një numër i vogël pësuan kompromentim të dhënash.

Thesari Amerikan ishte një prej tyre. Incidenti shkaktoi një reagim të lartë publik sepse sulmi kishte mbetur i pazbuluar për disa muaj. Pjesë e tij ishin edhe teknika të sofistikuara.

Trump bëri Kinën përgjegjëse por administrata e tij, përfshirë Sekretarin e Shtetit dhe Prokurorin e Përgjithshëm besonin se Moska fshihet pas sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat