Çfarë janë vrimat e zeza dhe si krijohen – Gjithçka që duhet të dini për to

Shkencë & Teknologji

Çfarë janë vrimat e zeza dhe si krijohen – Gjithçka që duhet të dini për to

Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:41
Foto Ilustrim

Që nga lindja e tyre e deri në shkatërrim, ky është cikli i një vrime të zezë.

Vrimat e zeza janë një prej gjërave më të çuditshme në ekzistencë, gjithçka për to duket sikur nuk ka fare kuptim.

Nga vijnë, dhe çfarë ndodhë nëse bini në një vrimë të zezë?

Yjet janë grupe të mëdha të atomeve të hidrogjenit që digjen vazhdimisht dhe tërhiqen nga fusha gravitacionale që vjen nga qendra e tyre.

Në bërthamë të tyre, graviteti i shtypë këto atome të hidrogjenit, duke i kthyer në helium, duke liruar një sasi shumë të madhe të energjisë që shtynë kundër fushës gravitacionale.

Kjo shtyrje dhe tërheqje duhet të jetë në balans mes vete që ylli të vazhdoj të jetë stabil. Por disa yje shumë më të mëdha se dielli, madhësia e tyre i lejon ata që të krijojnë elemente vazhdimisht më të rënda.

Pra hidrogjeni kthehet në helium, heliumi në karbon, karboni në neon, neoni në oksigjen, oksigjeni në silikon dhe silikoni në hekur. Hekuri nuk prodhon energji, prandaj kur arrihet në këtë pikë, tërheqja do të bëhet më e fortë se shtyrja.

Në këtë rast, forca e gravitetit brenda të qindës së sekondat do të shemb të gjithë yllin duke e ngjeshur atë në një grimcë shumë të vogël, dhe pasi gjithë kjo ngjeshët në shpejtësi të dritës, po aq shpejt do të shpërthej, duke shkaktuar një supernova.

Pra, supernova është shpërthimi i një ylli që vdes. Në këtë rast, do të krijohet ose një yll neutron, ose nëse ylli është i madh mjaftueshëm, do të shndërrohet në vrimë të zezë.

Nëse e shikoni një vrimë të zezë, ju në fakt do të shihni horizontin e ngjarjes. Çdo gjë që kalon afër horizontit të eventin duhet të jetë duke udhëtuar më shpejtësi më të madhe se ajo e dritës që të mund të iki para se vrima e zezë ta thithë brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat