Japonia projekton satelitë prej druri për të ruajtur hapësirën nga ndotja

Shkencë & Teknologji

Japonia projekton satelitë prej druri për të ruajtur hapësirën nga ndotja

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Sot, janë rreth 5 mijë satelitë që rrotullohen në hapësirë, mijëra kilometra sipër nesh.

Mendohet se njerëzimit do t’i duhet të dërgojë të paktën 1.000 të tjerë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Efektet e këtij mbipopullimi teknologjik po lënë edhe pasoja të rënda në atmosferë. Janë tashmë të panumërta mbetjet e ekspeditave hapësinore të dimensioneve të ndryshme, që vërtiten rreth planetit, diçka që përfaqëson rrezik për satelitët e rinj, por edhe për Tokën.

këtë kuadër, një nga kolosët e ekonomisë japoneze, Sumitomo, ka deklaruar se në bashkëpunim me universitetin e Kyotos po projekton një seri materialesh me bazë druri që sipas pretendimeve, do të përbëjnë pjesën më të madhe të satelitëve të ardhshëm.

“Çdo satelit që bie, duke u djegur, krijon copëza alumini që mbeten në ajër për shumë vjet, ndërkohë që satelitët prej druri nuk do të linin materiale të rrezikshme”, deklaroi profesori Takao Doi, astronaut në vitin 2008.

Materialet prej druri, që duhet të durojnë lëvizje të mëdha të temperaturave, do të jenë faza e parë që do të çojë më pas në realizimin teknik të satelitit, në një projekt që mund të shndërrohet në realitet në vitin 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat