Linja Surface Pro 7 pasurohet me një model të ri

Shkencë & Teknologji

Linja Surface Pro 7 pasurohet me një model të ri

Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:11
Linja Surface Pro 7

Microsoft përditësoi ditën e sotme linjën Surface Pro me një model Surface Pro 7 Plus i cili do të shitet vetëm për bizneset dhe shkollat.

Ndërsa dizajni dhe ekrani janë të njëjtët me Surface Pro 7, Microsoft ka ndryshuar pjesën e brendshme të pajisjes me procesorët e fundit Intel Gen11, bateri më të madhe, SSD e zëvendësueshme dhe konektivitet LTE.

Me Surface Pro 7 Plus rikthehet LTE tek linja Surface për herë të parë që prej 2015-ës por për fat jo të mirë nuk ka konektivitet 5G sepse Microsoft përdor modemin LTE Snapdragon X20.

Disa modele do të shiten në varësi të procesorit, RAM dhe memories nga Intel Core i3 1115G4 në Core i71165G7. Modeli bazëi3, 8GB RAM dhe 128GB memorie fillon nga 899 euro. Ndërsa modeli më i shtrenjtë është i7 me 32GB RAM dhe 1TB SSD që shitet për 2,799 euro.

Microsoft premton deri në 15 orë jetëgjatësi baterie nga 10.5 orë që premtonte me modeli origjinal Surface Pro 7.

Surface Pro 7 Plus ka të njëjtin ekran pixel sense 12.3-inç me rezolucion 2736×1824, një portë USB-C, një portë USB-A, portë kufjesh 3.5mm dhe portë Surface Connect. Modeli vetëm Wi-Fi ka portë për kartat SD ndërsa LTE vetëm për kartat SIM.

Laptopi del në shitje nga data 15 Janar në disa vende Evropiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat