“Një planet” për mbrojtjen e biodiversitetit në glob

Shkencë & Teknologji

“Një planet” për mbrojtjen e biodiversitetit në glob

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Pandemia e koronavirusit, e përhapur në tërë botën, la të kuptohej se problemet klimatike kishin ndryshuar agjendën politike më 2020.

Organizatorët shpresojnë se samiti i tyre do të ndikojë që udhëheqësit të bisedojnë për ta shpëtuar planetin edhe një herë.

Udhëheqësit botërorë janë takuar në samitin online “Një planet” për të diskutuar për ndryshimin klimatik dhe ruajtjen e biodiversitetit dhe ekosistemeve. Ngjarja njëditore ishte caktuar që të mbahej në portin jugor francez të Marsejës më 2020, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Diplomacia për problemet klimatike ishte lënë pak anash vitin e kaluar për arsye se vendet patën vështirësi që ta kontrollonin pandeminë dhe efektet e saj ekonomike.

Çfarë çështjesh janë në agjendë?

Samiti njëditor do të përqendrohet në katër çështje kyç:

Mbrojtja e ekosistemeve tokësore dhe ujore;

Promovimi i akro-ekologjisë – një term që qëndron për një mënyrë më të qëndrueshme të kultivimit të ushqimit;

Shtimi i fondeve për ta mbrojtur biodiversitetin;

Identifikimi i lidhjeve mes shpyllëzimit dhe shëndetit të njerëzve e të kafshëve;

Me pandeminë COVID-19 si sfond, konferenca do të eksplorojë parandalimin pandemik së bashku me mbrojtjen e specieve.

Samiti gjithashtu ka për qëllim që ta shtyjë Koalicionin e Lartë Ambicioz për Natyrë dhe Njerëz. Ishte publikuar më 2019 nga Kosta Rika, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar për ta vendosur cakun e mbrojtjes të së paku 30 për qind të planetit, përfshirë tokën dhe detin, deri në vitin 2030.

Kush është në listën e të ftuarve?

Rreth 30 liderë, zyrtarë qeveritarë dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare është caktuar se do të marrin pjesë. Këtu përfshihen sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri britanik Boris Johnson, dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau. Kina do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Han Zheng.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, që e ka rreshtuar klimën në një nga çështjet qendrore të saj, kur ajo e mori postin kryesor në BE më 2019, do të flasë gjithashtu në samit.

Edhe trashëgimtari i fronit mbretëror britanik, Princi Charles, pritet ta shpalosë një nismë të re për konservimin e natyrës.

Një përfaqësues amerikan mungon: presidenti i sapozgjedhur, Joe Biden, është ithtar i madh i çështjeve klimatike, nuk nis udhëheqjen e tij deri më 20 janar. Administrata e Trumpit nuk ishte aktor i madh për politikat e klimës globale. SHBA-ja u tërhoq formalisht nga Marrëveshja Klimatike e Parisit në nëntor të 2020-s. Mungesat e tjera të vërejtura përfshijnë udhëheqësit e Rusisë, Indisë dhe Brazilit.

Çfarë është samiti “Një planet”?

Samiti “Një planet” ishte lansuar nga Franca, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara.

Deri më tani janë mbajtur takime në Paris më 2017, New York më 2018 dhe Najrobi në vitin 2019.

Qëllimi është që të vlerësohet zbatimi i Marrëveshjes Klimatike të Parisit.

Organizatorët e “Një planet” shpresojnë se samiti do ta nxisë interesin e ripërtërirë për çështjet klimatike para Konferencës së OKB-së për Ndryshimin Klimatik që është propozuar për nëntor në qytetin skocez, Glasgow.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat