Musk jep 100 milionë dollarë për këdo që zhvillon këtë teknologji

Shkencë & Teknologji

Musk jep 100 milionë dollarë për këdo që zhvillon këtë teknologji

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:41
Elon Musk

Faktet e kohës që po jetojmë: planeti po nxehet me shpejtësi për shkak të njeriut. Elon Musk është njeriu më i pasur në planet. Pavarësisht pasurisë së madhe, puna filantropike e Musk në vitet e fundit ka qenë thuajse e papërfillshme krahasuar me atë të Jeff Bezos.

Për këtë arsye të Enjten bëri bujë lajmi se Musk do të dhuronte 100 milionë dollarë për atë që krijon një teknologji për kapjen e karbonit.

Detajet e asaj çfarë kërkon në të vërtetë Musk nuk janë publikuar por më shumë informacion do të publikohet javën e ardhshme. Nuk është hera e parë që Musk dhe kompania e tij kërkon ndihmë me teknologjitë e kapjes së karbonit që kanë për qëllim heqjen e këtij elementi nga atmosfera.

Gjithashtu nuk është nisma e parë për kapjen e CO2 dhe konvertimin e tij në produkte konsumatore. EFPL ka zhvilluar një sistem për kapjen e 90% të emëtimeve të karboni në CO2 të lëngshëm dhe konvertimin e tij në karburant për motorët e avionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat