Google ridizajnon kërkimin në platformat mobile

Shkencë & Teknologji

Google ridizajnon kërkimin në platformat mobile

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:03
Google

Së shpejti përdoruesit do ta kenë më të lehtë kërkimin në ueb nga smartfoni. Google lançoi një ridizajnim vizual i cili duhet ti ndihmojë të jenë më të fokusuar në rezultatet e kërkimit sesa çdo gjë tjetër përreth.

Faqet e rezultateve kanë më pak hije, shtrihen cep më cep të ekranit dhe kanë ngjyra të cilat ilustrojnë më mirë informacionet e rëndësishme.

Google thotë se tani përdoruesit do ta gjejnë më lehtë dhe shpejtë atë që kërkojnë. Kompania tha se pamja e re mobile po vjen në ditët në vijim.

Nuk është një ndryshim si nata me ditën por mëse i mirëpritur. Google mendon se ajo çfarë ka rëndësi në platformat mobile është shpejtësia e kërkimit dhe grafikat e bukura nuk kanë aq rëndësi sesa thjeshtë një link me informacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat