Vlerë rekord e Bitcoin, investimi i Tesla duhet të shuajë çdo skepticizëm rreth kriptomonedhës

Shkencë & Teknologji

Vlerë rekord e Bitcoin, investimi i Tesla duhet të shuajë çdo skepticizëm rreth kriptomonedhës

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 20:21
Bitcoin

Kriptomonedha më e madhe në botë bitcoin arriti ditën e sotme vlerën rekord prej 43 mijë e 500 dollarë, një rritje me 300% krahasuar me një vit më parë ndërsa investimi në të tashmë ka marrë përmasa globale dhe zgjuar kureshtjen e emrave të mëdhenj.

Ditën e sotme Tesla tha se do të blinte 1.5 miliardë dollarë në bitcoin, çka bëri që edhe vlera e kriptomonedhës të rritej me shpejtësi. 1.5 miliardë dollarët përbëjnë vetëm 8% parave cash dhe aseteve prej 19.4 miliardë dollarë që Tesla ka.

Simon Peters, një analist i kriptoaseteve pranë platformës së investimit eToro beson se bitcoin do të arrijë në 50 mijë dollarë deri në fund të javës. “Nëse ka ndonjë që ende dyshon për pranimin e bitcoin, kjo që ndodhi sot duhet të shuajë çdo skepticizëm,” shprehej ai.

Eric Turner, zëvendës president i inteligjencës së tregut pranë firmës kërkimore Messari tha se pasi Tesla bëri hapin e parë do të shohim kompani të tjera të bëjnë këtë lëvizje.

Çdo investitor i Tesla tashmë është i ekspozuar edhe ndaj bitcoin. Investimi i prodhuesit të makinave elektrike erdhi kur guvernatori i Bankës së Anglisë Andrew Baily ri-përsëriti skepticizmin rreth kriptomonedhës.

Madje bitcoin kritikohet nga ambientalistët sepse gjeneron dioksid karbonit përmes fuqisë kompjuterike që konsumon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat