Teknologjia e re e modemëve 5G rrit shpejtësinë e internetit celular

Shkencë & Teknologji

Teknologjia e re e modemëve 5G rrit shpejtësinë e internetit celular

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:12
Qualcomm

Qualcomm prezantoi ditën e sotme modemin më të fundit 5G, Snapdragon X65, pasardhësi i modemit të vitit të kaluar Snapdragon X60 që sapo kishte filluar të mbërrinte me procesorët Snapdragon 888.

Kompania premton se modemi i ri do të jetë shumë më i shpejtë, deri në 10Gbps shpejtësi.

Megjithatë modemi i ri nuk ka për tu shfaqur të paktën deri vitin e ardhshëm me procesorin flagship. Shpejtësia maksimale është rritur nga 7.5Gbps në modelin e kaluar në 10Gbps.

Por virtualisht asnjë rrjet 5G nuk e ofron një shpejtësi të tillë edhe pse tregon se rrjetet nëse duan mund të arrijnë deri në këto nivele.

Së bashku me modemin e ri, Qualcomm solli edhe antenën Qualcomm 545 mmWave, gjenerata e katërt e cila ruan madhësinë e gjeneratës së tretë por ka më shumë fuqi transmetimi.

Në fund Qualcomm zbuloi atë që quan “Ai antenna tunning technology” duke premtuar rritje të madhe të performancës përmes inteligjencës artificiale. Qualcomm thotë se mund të identifikojë kur përdoruesit mbajnë në duart telefonin duke rritur konektivitetin dhe transmetimin e të dhënave nga ana tjetër menaxhuar jetëgjatësinë e baterisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat